Kozeta Zavalani lindi në qytetin e Korçës. Diplomoi në Fakultetin Ekonomik në Universitetin e Tiranës. Punoi në Televizionin Shqiptar dhe botoi revistën “Stina për ndryshim”, ndërkohë që ka punuar intensivisht me organizatat ndërkombëtare të grave duke bërë të njohur shoqërinë femërore shqiptare edhe në vende të zhvilluara. Ajo ka marrë pjesë në aktivitete të rëndësishme ndërkombëtare, kushtuar gruas në vende të tilla si në Holandë, Itali, Amerikë dhe Poloni.
No comments:
Post a Comment